Reagojnë ashpër nga Nisma, kanë një paralajmërim se çfarë mund të ndodhë me procesin zgjedhor

Aktuale

Reagojnë ashpër nga Nisma, kanë një paralajmërim se çfarë mund të ndodhë me procesin zgjedhor

Nga: N.H Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 17:03
Fatmir Limaj

Kandidatja për deputete e Nismës Social Demokrate Albulena Balaj Halimaj, thotë se nxjerrja nga depoja e materialit jo sensitiv që është për shkatërrim dhe tentimi që pas shpalljes se rezultatit përfundimtar t’i fus ato në rezultat, kjo më nuk donë komentim serioz.

Sipas saj, kjo tregon më së miri se dikush jo vetëm që nuk është i interesuar të përmbyllë certifikimin e zgjedhjeve, që sipas Balaj Halimaj, për më tepër esenca është se ata nuk po dinë çka të bëjnë me këtë rezultat zgjedhor..

Ndërsa, ka paralajmëruar se kjo loja e ankesave është hajgare dhe ka qëllim zvarritjen dhe komprometimin e këtij procesi zgjedhor.

Ja shkrimi saj:

Image
Albulena Balaj-Halimaj

Nxjerrja nga depoja e materialit jo sensitiv që është për shkatërrim dhe tentimi që pas shpalljes se rezultatit përfundimtar t’i fus ato në rezultat, kjo më nuk donë komentim serioz, por kjo tregon më së miri se dikush jo vetëm që nuk është i interesuar të përmbyllë certifikimin e zgjedhjeve, por për më tepër esenca është se ata nuk po dinë çka të bëjnë me këtë rezultat zgjedhor.

Në ditën kur KQZ ka shpallë rezultatin përfundimtar dhe kanë kaluar afatet e ankesave për atë rezultat përfundimtar, janë mbyllë dyert për çfarëdo ankese për futje të ashtuquajtura vota të reja dhe këtë gjë e dinë çdo jurist.

Prandaj, kjo loja e ankesave është hajgare dhe ka qëllim zvarritjen dhe komprometimin e këtij procesi zgjedhor për të mbuluar atë që thamë më lartë që nuk janë duke ditë çfarë të bëjnë me këtë rezultat zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat