Kush është Burim Ramadani që u emërua inspektor i përgjithshëm i AKI-së ?

Aktuale

Kush është Burim Ramadani që u emërua inspektor i përgjithshëm i AKI-së ?

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 17:16
Ramush Haradinaj dhe Burim Ramadani

Burim Ramadani, sot është emëruar në postin e inspektorit të përgjithshëm të AKI-së. Para se të emërohet në këtë pozitë, Ramadani ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes në qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, të cilin e ka edhe shef të partisë.

Ramadani ka qenë edhe kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputetet, por që nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. I njëjti gjatë periudhës 2011-2014 ka mbajtur pozitën e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Tashmë inspektori i përgjithshëm i AKI-së, ka qenë edhe drejtor i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë.

Ramadani është pjesë e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa ka punuar edhe si gazetar.

Burim Ramadani është magjistër i Shkencave Politike. Ai ka diplomuar në Administratë Publike, si dhe në Gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat