Vetëvendosje si asnjëherë tjetër “dridh” Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn

Aktuale

Vetëvendosje si asnjëherë tjetër “dridh” Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 17:37
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Nga Lëvizja Vetëvendosjë kanë reaguar pas emërimit të drejtorit të AKI-së e Inspektorit të Përgjithshëm nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi.

Partia e Kurtit këto emërime i ka cilësuar si antikushtetuese e pazar të PAN-it të vjetër.

“Sot u njoftuam nga mediet për pazarin e ri të Thaçit e Haradinajt në kurriz të shtetit. Sa më shumë afrohet dita e largimit të PAN-it nga pushteti, aq më shumë po dalin në pah fijet që i mbajnë lidhur. Thaçi e mori drejtorin e AKI-së e Haradinaj e mori kryeinspektorin. Propozimi nga Haradinaj dhe dekretimi nga Thaçi për të dy këto pozicione është përveç të tjerave dhe antikushtetues. Në dy drejtime, sepse ish-kryeministri s’mund ta ushtrojë këtë kompetencë e Presidenti s’mund të dekretojë propozime nga një ish-kryeministër”, shkruhet në reagim.

Tutje, thuhet se propozimet janë politike derisa kanë paralajmëruar se do të ankohen.

“Propozimet janë po ashtu emërime politike. I pari, ish-vartës i Hashim Thaçit në MPJ, u emërua si drejtor i AKI-së pasi që dështoi t’i mbrojë numrat e Z-mobile nga pozitat e drejtorit të bordit të ARKEP-it. I dyti u emërua kryeinspektor pasi dështoi të bëhej deputet i AAK-së, i cili mbahet mend për ankesat e tij rreth vjedhjes së votave që iu bënë nga brenda subjektit të tij. Duket se ky emërim ishte dhe rehatimi i tij. Sigurisht që me t’u konstituuar institucionet ky vendim antikushtetues do të adresohet për këtë shkelje të rëndë e paprecedentë.

Ditët e abuzimeve të PAN-it kanë mbaruar, po ashtu edhe mundësitë e tyre për ta rrënuar më tej rendin kushtetues”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat