Haki Abazi pas emërimeve në AKI: Po vazhdon kapja e shtetit me militant partiak

Aktuale

Haki Abazi pas emërimeve në AKI: Po vazhdon kapja e shtetit me militant partiak

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 18:16
Haki Abazi

Haki Abazi nga Vetëvendosje ka reaguar pasi që kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Hardinaj dhe presidenti Hashim Thaçi emëruan shefin e ri të AKI-së, dhe Inspektorin e Përgjithshëm.

Abazi ka shkruar në Facebook se vendimet e kryeministrit të dorëhequr janë qëllimkëqija dhe me prapavijë, njëjtë siç ishte edhe dekorimi i ish-drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhunit.

Këto vendime, sipas Abazit kanë për qëllim vazhdimin e kapjes së shtetit me militiant partiak.

“Vendimet në këtë kohë të kryeministrit të vetdorëhequr, për pozitat në AKI janë qëllimkëqija dhe me prapavijë, njejtë sikur se edhe dekorimi i ish drejtorit të AKI-s. Këto vendime gjithashtu kanë për qëllim vazhdimin e kapjes së shtetit me militant partiak. Në këtë kohë mund të këtë vetëm ushtrues detyre dhe asesi okupime partiake sidomos ne vendet dhe pozitat me ndjeshmëri të lartë”, ka shkruar Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat