“Shqipnisë sime t’luhatun”, vargjet emocionuese të Çun Lajçit

Aktuale

“Shqipnisë sime t’luhatun”, vargjet emocionuese të Çun Lajçit

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 17:22
Çun Lajçi

Çun Lajçi ka shkruar vargje prekëse për Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë.

Aktori Çun Lajçi në këtë ditë tragjike për Shqipërinë, ka shkruar vargje emocionuese.

KËTO JANË VARGJET PREKËSE TË ÇUN LAJÇIT:

“Shqipnisë sime t’luhatun

Kur dridhesh ti
Ne s’bajmë gjumë Shqipni
Se tutemi po vdes
E rrajë jetimash mbesim
Të duem edhe kur vërshohesh
Ujnash
Edhe kur digjesh
Zjarresh
Edhe kur mallkohesh nesh
Kur luhatesh
Dridhesh e përkundesh
Tërmetesh
Si zogj t’futemi n’gji
E lutemi
Vetëm ti t’mos vdes
Ne
S’bajmë gjumë kur ti dridhesh
Se veç Ty t’kemi Shqipni”.

Kujtojmë se deri tani janë konfirmuar 18 viktima nga ky tërmet, ndërsa shumë persona janë lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat