Ish ushtaraku jep udhëzime si të veprohet në raste rreziku nga tërmeti

Aktuale

Ish ushtaraku jep udhëzime si të veprohet në raste rreziku nga tërmeti

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 22:51

Ish ushtaraku Hafir Hoxha, nëpërmjet një postimi ka treguar se si duhet të reagohet në rast të goditjeve nga tërmeti.

Ai, nëpërmjet disa urdhëresave ka dhënë udhëzimet si të veprohet në raste rreziku.

Postimi plotë:

UDHËZIME SI TË VEPRONI NË RAST TË TERMETIT !?

1. NË SHTËPI , zyre, shkolla etj :

- të uleni në dysheme

- mos të vraponi dhe të dilni në pjes tjera të shtëpisë.

- mos të qëndroni pran deres së hymjes

- uluni , mbeshtetuni pran murit bartes

-nese keni mundësi strehonu  nën tavolinë dhe mbulone kokën , qafën me krahet e juaj

- largohuni nga vitrinat dhe gjesendet që munden të rrenohen mbi ju

- mos të shfrytëzoni  ashensorin

-nëse jeni në krevat te shtriheni në dysheme pran krevatit dhe të mbuloni kokën

- mos dilni  në terasë dhe dritare

- mos panikoni , vraponi dhe të jeni të gatshëm të lëvizni pa drita , në erresirë

- ti qkyqni paisjet nga rryma

- nëse lajmërohet zjarrë ta fikni ate .

2. NË HAPSIRË  , jashtë objekteve ?

- qëndroni jashtë

- shtrihuni në tokë

- largohuni nga objektet nga të cilet munden të rrenohen fadsdat, tjegullat dhe gjesende të tjera të forta.

- largohuni nga shtyllat elektrike, muret e jashtem që munden të rrenohen .

 

3. NË AUTOMJET ?

- qëndroni në te dhe mos dilni jashtë,

- nese jeni fuke vizitur të keni kujdes në rrenoja dhe pengesa tjera që mundë të bin në rrugë para juve.

- të keni  kujdes ndaj telave të rrymes dhe shtyllave ekektrije,

- të keni kujdes nga plasaritjet në rrugë,

- të keni kujdes nga ngritja e nivelait të ujit,

- të shiqoni te kujdesëni qe urat munden të rrenohen .

- mos të qendron pran objekteve që munden të rrenohen mbi ju

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat