Arban Abrashi ishte në Tiranë gjatë tërmetit, tregon veprimet që ndërmori

Aktuale

Arban Abrashi ishte në Tiranë gjatë tërmetit, tregon veprimet që ndërmori

Nga: A.M. Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 23:04
Arban Abrashi ne Durres

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme dhe sot ka qëndruar në Tiranë, dhe pas tërmetit ka vizituar Durrësin, ku ka ofruar ndihmën e tij së bashku me pjesëmarrësit në një  konferencë regjionale.

Ai përmes një postimi në Facebook, është shprehur se “U nisem në Durrës, në stadiumin e qytetit, i cili ishte improvizuar, të pres qytetarët në nevojë e pa strehë. Aty bashkë me Kryetarin e rinisë së PD-së në Durrës, Ndrec Pjetri, kontribuam në përpjekjet për të siguruar kushte për jetesë, banorëve të Durrësit, të prekur nga termeti, të cilët sonte natën do të kalojnë në qiell të hapur”.                            

Postimi i plotë:

Dje e sot, isha në Tiranë, pjesëmarrës në një konferencë regjionale, e cila pas termetit tragjik ndërpreu punimet. Me këtë rast, disa prej nesh, vizituam dhe ofruam ndihmën tonë tek zonat e prekura.

U nisem në Durrës, në stadiumin e qytetit, i cili ishte improvizuar, të pres qytetarët në nevojë e pa strehë. Aty bashkë me Kryetarin e rinisë së PD-së në Durrës, Ndrec Pjetri, kontribuam në përpjekjet për të siguruar kushte për jetesë, banorëve të Durrësit, të prekur nga termeti, të cilët sonte natën do të kalojnë në qiell të hapur.

Ngjarjet si kjo, edhe njëherë na tregojnë për bashkëpunimin e solidarizimin mëse të nevojshëm. Bashkëndjej për ngjarjet tragjike, me qytetarët e Shqipërisë, e posaçërisht ata të Durrësit, dhe shprehi ngushëllimet më të sinqerta për gjithë ata që humbën më të dashurit në këtë tragjedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat