Po vazhdojnë të japin ndihmat e tyre për të gjithë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri në secilën formë që ata po mundin.
Në këtë vazhdë solidariteti ka shumë kompani të udhëtimit që po ofrojnë mjetet e tyre të udhëtimit falas drejt Shqipërisë për të dërguar ndihmat apo edhe njerëz.
Në rrjetet sociale këto kompani kanë njoftuar se janë dispozicion për të ndihmuar dhe ne po shpërndajmë njoftimet e tyre këtu:
“Jemi një kompani prej Suharekës “KODRA TOURS” dhe mundemi t’iu ofrojmë transportin gratis për t’i dalë në ndihmë vëllezërve tanë në Shqipëri”, ka shkruar kompania në adresë të Klan Kosovës.
Ndërsa një qytetar Shukri Abdullahu ka ofruar në dispozicion banesën e tij në Shëngjin dhe kamionin. Atë mund ta konktaktoni në numrin e telefonit: 049644850.