Pacolli: Jam krenar me popullin e Kosovës për solidaritetin e treguar

Aktuale

Pacolli: Jam krenar me popullin e Kosovës për solidaritetin e treguar

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 23:45
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka theksuar se është krenar dhe mirënjohës më popullin e Kosovës për solidaritetin e treguar ndaj vëllezërve dhe motrave tona në Shqipëri, pas tërmetit shkatërrues që la shumë të vdekur dhe të plagosur dhe shkaktoj dëme në shtëpitë e shumë familjeve.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Jam krenar dhe mirënjohës më popullin e Kosovës për solidaritetin e treguar ndaj vëllezërve dhe motrave tona në Shqipëri, pas tërmetit shkatërrues që la shumë të vdekur dhe të plagosur dhe shkaktoj dëme në shtëpitë e shumë familjeve. Ashtu siç na kanë ndihmuar qytetarët e Shqipërisë në vitet 1998-99 kur jemi larguar nga shtëpitë tona për t'i shpëtuar genocidit, ne duhet t'i ndihmojmë ata me të gjithë ndihmën e nevojshme pa ndonjë kufizim dhe limit.

Sot qeveria miratoi një ndihmë financiare për të siguruar ndihmë urgjente në zonat e prekura dhe njësitë e Forcave të Sigurisë së Kosovës janë dërguar për të ndihmuar autoritetet shqiptare.

Do të vizitoj nesër zonat e prekura nga tërmeti për të treguar solidaritetin tonë me popullin e Shqipërisë dhe për të takuar ushtarët e FSK-së.

Ne do t’i qëndrojmë Shqipërisë afer, do të jemi me popullin shqiptar në këto momente të vështira.  Ne qëndrojmë të bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat