Komuna e Prishtinës ndan 50 mijë euro ndihmë për Shqipërinë

Aktuale

Komuna e Prishtinës ndan 50 mijë euro ndihmë për Shqipërinë

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:01
Komuna e Prishtinës

Kuvendi Komunal i Prishtinës sot në mënyrë unanime ka vendosur për ndarjen e 50 mijë eurove si ndihmë për Shqipërinë, pas tërmetit që ka lënë të vdekur dhjetëra persona dhe qindra të lënduar.

Ky vendim është marrë sot në Kuvendin Komunal. Mjete financiare drejt Shqipërisë ka dërguar edhe Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe biznese të ndryshme.

Gjithashtu është duke u bërë edhe një organizim i jashtëzakonshëm qytetar për t’iu vënë në ndihmë banorëve të prekur me ushqim e gjësende të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat