Thaçi në ditën e FSK-së: Jemi me Shqipërinë, gjithmonë bashkë Kosova dhe Shqipëria

Aktuale

Thaçi në ditën e FSK-së: Jemi me Shqipërinë, gjithmonë bashkë Kosova dhe Shqipëria

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:30
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se manifestimi i sotëm i Ditës së FSK-së nuk ka karakter festiv për shkak të fatkeqësisë që ka ndodhur në Shqipëri pas tërmetit.

“Dita e FSK e gjen Republikën e Kosovës në ditë zie nga tërmeti i djeshëm që mori dhjetëra jetë, shkaktoi dëme të mëdha. Kosova dhe bota po solidarizohen me tragjedinë që ndodhi në Shqipëri. Ditën e FSK-së po e shënojmë si ditë të Ushtrisë së Kosovës që është në shërbim të gjithë qytetarëve të saj”.

“Kjo festë shënohet në ditëlindjen jubile të Adem Jasharit. Nga këtu u japim kurajë ushtarëve tanë në Shqipëri për të sanuar dëmet dhe për të mbështetur në tejkalimin e situatës. Jemi bashkë siç kemi qenë gjithmonë – gjithmonë bashkë krah njëri tjetrit, gjithmonë bashkë Shqipëri dhe Kosova”, ka thënë Thaçi.

“FSK me të gjitha efektivat e saj ka bërë vazhdimisht punë të mrekullueshme. Ka krye me nivel të lartë çdo detyrë deri më tash. FSK gëzon besim nga të gjithë qytetarët, është bërë institucion që kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat