Dëshmorët e Brigadës 138 “Agim Ramadani” nderohen me urdhrin Hero i Kosovës

Aktuale

Dëshmorët e Brigadës 138 “Agim Ramadani” nderohen me urdhrin Hero i Kosovës

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 14:36
Ndahen dekorata për dëshmorët e betejës së Koshares

(Eplotësuar) - Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me urdhrin Hero i Kosovës të gjithë dëshmorët e Brigadës 138 "Agim Ramadani".

Duke qenë se presidenti Thaçi është nisur për në Shqipëri për të vizituar të prekurit nga tërmeti, dekoratat janë ndarë nga ministri në detyrë i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe këshilltari i presidentit Bislim Zyrapi.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, njëherësh ish-komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, tha se çdo ditë e më shumë beteja e Koshares po e merr vendin e merituar. 

Berisha: Me rastin e 20 vjetorit të betejës së Koshares të gjithë dëshmorët i ka shpallur heronj

“Sot është një ditë e veçantë, një ditë e rëndësishme për të gjithë ne, është Dita e Ushtrisë së Kosovës, Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe nuk është rastësisht që ne pikërisht e kemi zgjedhur këtë ditë që t’ua shpërndajmë dekoratat e presidentit me rastin e 20-vjetorit të betejës së Koshares të gjithë dëshmorët i ka shpallur heronj të Kosovës. Unë e di se çdo shtet e ka një ose dy beteja me të cilat krenohet me to, po e bënë një komb, një popull edhe më të sigurt për të ardhmen e atij populli. Unë jam më se i bindur që çdo ditë e më shumë beteja e Koshares po e merr vendin e merituar dhe dua ta shfrytëzoj rastin në emër të gjithë shokëve të luftës, invalidëve, luftëtarëve të falënderoj presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi për ndarjen e dekoratës heronj të Kosovës për të gjithë familjet e dëshmorëve, kjo është një nder që presidenti i shtetit të Kosovës e nd eron luftën e Koshares, betejën e Koshares”, tha ai.

Ai tha se është i lumtur që i sheh shumë shokë të tij të luftës duke kontribuar për forcimin e shtetit dhe avancimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës, pasi sipas tij pa institucione të sigurisë nuk ka as shtet, as zhvillim ekonomik.

Ndërkaq, këshilltari i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Bislim Zyrapi, ka kërkuar falje në emër të presidentit për mos pjesëmarrjen në këtë ceremoni.

Zyrapi: Pa kontributin e tyre ne nuk do të ishim sot të lirë

“Para 20 vitesh si komandat i operacionit ‘Shigjeta’ shumicën e heronjve të Brigadës së Koshares që sot po i ndajmë dekorata i kam njohur edhe personalisht. Pa kontributin e tyre, pa sakrificën e madhe të betejës së Koshares dhe luftëtarëve të saj, ne nuk do të ishim sot të lirë. Por, edhe kjo betejë tash veç e ka edhe vendin, prandaj jam shumë i nderuar që sot e kam mundësinë që të ndajë urdhrin e heroit të Kosovës për më të dashurit tuaj, për bashkëluftëtarëve të mi të cilët kujtojmë dhe nderojmë gjithnjë”, tha ai.  

Dëshmorët e Brigadës 138 "Agim Ramadani" nderohen me urdhrin Hero i Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me urdhrin Hero i Kosovës të gjithë dëshmorët e Brigadës 138 "Agim Ramadani".

Duke qenë se presidenti Thaçi është nisur për në Shqipëri për të vizituar të prekurit nga tërmeti, dekoratat janë ndarë nga ministri në detyrë i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe këshilltari i presidentit Bislim Zyrapi.

Ministri Berisha tha se çdo ditë e më shumë beteja e Koshares po e merr vendin e merituar.

"Sot është një ditë e veçantë, e rëndësishme për të gjithë ne, është dita e Ushtrisë së Kosovës dje nuk është rastësisht që ne e kemi gjetur këtë ditë që t'i ndajnë dekoratat. Çdo shtet e ka një ose dy beteja me të cilat krenohet me to, unë jam më se i bindur se çdo ditë e më shumë beteja e Koshares po e merr vendin e merituar", tha ai.

Këshilltari i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Bislim Zyrapi, ka kërkuar falje në emër të presidentit për mos pjesëmarrjen në këtë ceremoni.

"Jam shumë i nderuar që sot e kam mundësinë të ndajë urdhrin Hero i Kosovës për të gjithë dëshmorët", tha ai.

***

Ndahen dekorata për dëshmorët e betejës së Koshares 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat