Tërmeti në Shqipëri, QKKTGJ ngrit nivelin e mobilizimit për furnizim me gjak

Aktuale

Tërmeti në Shqipëri, QKKTGJ ngrit nivelin e mobilizimit për furnizim me gjak

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 14:43
Ilustrim

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut ka ngritur nivelin e mobilizimit të stafit në rast të paraqitjes së nevojës për t’iu dalë në ndihmë bashkëkombësve tanë me produkte të gjakut.

Sipas informacioneve nga kontaktet e vazhdueshme mes dy qendrave të transfuzionit, për momentin nuk ka nevoja të shtuara për produkte të gjakut, dhe kërkesat për produkte gjaku janë duke u mbuluar në nivel vendor, thuhet në një komunikatë për media të QKKTGJ.

QKKTGJ thotë se do të jetë në gatishmëri të plotë në rast se paraqitet nevoja shtesë për produkte të gjakut, përmes mobilizimit të dhuruesve të gjakut dhe nëse do të ketë nevoja shtesë, atëherë do të apelojë për dhurim të gjakut.

“Marrë parasysh që shumica e produkteve të gjakut kanë jetëgjatësi të kufizuar të përdorimit klinik, deri në një njoftim të radhës, luten qytetarët të mos organizojnë aksione për dhurim të gjakut”, përfundon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat