Komandanti i KFOR-it uron Komandantin e FSK-së për Ditën e Forcës

Aktuale

Komandanti i KFOR-it uron Komandantin e FSK-së për Ditën e Forcës

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 15:15
Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Michele Risi

Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Michele Risi ka uruar komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, me rastin e Ditës së Forcës.

“Shfrytëzoj rastin që zyrtarisht të ju uroj juve, grave dhe burrave të Forcës së Sigurisë të Kosovës festën e Ditës së Forcës. Ky moment i rëndësishëm shënon një përvjetor të veçantë të vazhdimësisë së FSK-së në kontribut dhënien e përgjithshme për sigurinë e Kosovës”, thuhet në urim.

Kreu i KFOR-it ka thënë se përkushtimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtrimet e KFOR-it dhe ekspertizat që ndërlidhen me reagim ndaj emergjencave, operacionet e kërkim-shpëtimit dhe largimin e mjeteve të pashpërthyera, mbesin veprime të pa çmuara sa duhet në afrimin e një ambienti të sigurt.

“Për më tepër, shembulli i paraqitjes së FSK-së, në ushtrimin “Cambrian Patrol” në vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar “është një zë shtesë” i rritjes së kapaciteteve të FSK-së, si dhe dëshmi për udhëheqjen tuaj. Mezi pres të bashkëpunoj me ju, me të filluar vizitat si Komandant i KFOR-it.  Ju dëshiroj fat dhe gjitha të mirat në ofrimin e mbështetjes për zhvillimin dhe sigurinë në Kosovë”, thuhet në urim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat