Tërmeti shkatërrues në Shqipëri, Ramush Haradinaj tregon pse po qëndron në Kosovë dhe çfarë është duke menaxhuar

Aktuale

Tërmeti shkatërrues në Shqipëri, Ramush Haradinaj tregon pse po qëndron në Kosovë dhe çfarë është duke menaxhuar

Nga: N.Sh. Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 15:34
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se pse është duke qëndruar në Kosovë dhe nuk ka shkuar në Shqipëri, për të parë nga afër zhvillimet që po ndodhin atje pas termetit shkatërrues ku la mbi 30 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të lënduar.

Haradinaj, thotë se në Kosovë është duke menaxhuar angazhimin insitucional që Qeveria ka nisur menjëherë pas tragjedisë.

Ai ka treguar se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha insitucionet dhe po vazhdon mobilizimin për ndihmë dhe strehim.

“Ushtria e Kosovës, Policia, ekipet nga KEK, Trepça, kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, ekipet e tjera emergjente do të vazhdojnë të jenë në Shqipëri, për aq kohë sa është e nevojshme angazhimi Ynë!

Po ashtu, kemi vendosur që të gjitha ndihmat e qytetarëve dhe bizneseve tona të grumbullohen në Kazermën e FSK-së në Prizren, të cilat pastaj në mënyrë institucionale do të përcillen për në Shqipëri”, ka shkruar Haradinaj, përcjell gazeta “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Ndihma dhe gatishmëria e qytetarëve, institucioneve tona, bizneseve dhe vullnetarëve, për t’u dalë në ndihmë financiare, strehuese dhe humane bashkëkombësve tanë në Shqipëri, të prekur pas tërmetit me pasoja tragjike, është përtej çdo pritjeje.

Faleminderit që hapët zemrat dhe dyert tuaja!

Në këtë situatë emergjente, si Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës po qëndroj në Kosovë, për të menaxhuar gjithë angazhimin institucional që ne si Qeveri e kemi nisur, menjëherë pas kësaj tragjedie.

Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet tona, që tashmë kanë marrë detyrat e tyre dhe janë bërë bashkë me ekipet shqiptare në zonat e prekura nga tërmeti.

Ushtria e Kosovës, Policia, ekipet nga KEK, Trepça, kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, ekipet e tjera emergjente do të vazhdojnë të jenë në Shqipëri, për aq kohë sa është e nevojshme angazhimi Ynë!

Po ashtu, kemi vendosur që të gjitha ndihmat e qytetarëve dhe bizneseve tona të grumbullohen në Kazermën e FSK-së në Prizren, të cilat pastaj në mënyrë institucionale do të përcillen për në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, jemi duke u angazhuar që të mobilizojmë edhe instanca të tjera të ndihmës dhe strehimit, duke aktivizuar çdo institucion të nevojshëm për raste të tilla.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat