KQZ certifikon zgjedhjet, koalicioni NISMA-AKR-PD kalon pragun

Aktuale

KQZ certifikon zgjedhjet, koalicioni NISMA-AKR-PD kalon pragun

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 16:38
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)

(E plotësuar) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vota unanime ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Pas vendimit për rinumërim nga PZAP, koalicioni NISMA-AKR-PD ka arritur të kalojë pragun zgjedhor me 5.002 për qind.

Këtë mbledhje KQZ e nisi me një minutë heshtjeje në nderim të viktimave të tërmetit në Shqipëri. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve vjen pasi është konfirmuar nga PZAP dhe Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë ankesë apo çështje që mund të ndikojë në rezultatin final.

Në bazë të këtyre rezultateve Lëvizje Vetëvendosje, si parti e para në këto zgjedhje, ka marrë 221.001 vota (26,270%), LDK e dyta me 206.516 vota (24,548%), PDK e treta me 178.637 vota (21,234%), koalicioni AAK-PSD 96.872 vota (11,515%), ndërsa zyrtarisht koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun duke marrë 42.083 vota, apo 5,002%.

Daka: VV 26.70%, LDK 24,54%, PDK 21,23%, AAK-PSD 11,51%, NISMA-AKR-PD 5,002%

"Lëvizja Vetëvendosje ka 221.001 votë apo në përqindje 26,270%, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 206.516 vota apo në përqindje 24,548%, Partia Demokratike e Kosovës 178.637 vota apo me përqindje 21,234%, koalicioni AAK-PSD koalicioni 100 për qind 96.872 vota apo në përqindje 11,515%, Lista Serbe 53.861 vota apo në përqindje 6.402, koalicioni Nisma Socialdemokrate- AKR-Partia e Drejtësisë ka marrë 42.083 vota, apo në përqindje 5,002%", tha Daka.

Sipas rezultatit në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovë Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë që ka dalë në këto zgjedhja ka gjithsej 29 ulëse, LDK 28 ulëse, PDK 24 ulëse apo deputetë, Koalicioni AAK-PSD ka 13 ulëse, 10 ulëse Lista Serbe, 6 ulëse ka siguruar koalicioni NISMA-AKR-PD, koalicioni Vakat 2 ulëse, Kosova Demokratik Turk Partisi 2 ulëse ndërsa partitë tjera të pakicave do kenë nga një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së Ilir Gashi ndonëse u shpreh pro këtij certifikimi të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, tha se KQZ po bën një precedent pasi nuk po u lë hapësirë kandidatëve për ankesë.

Ai tutje tha se duhet të rishikohet edhe çështja e defekteve të formularëve që e kanë dëmtuar procesin zgjedhor të 6 tetorit.

Gashi: E kemi edhe një subjekt të ri politik që ka fituar të drejtën për të qenë pjesë e parlamentit

"Certifikimi natyrisht që do e ketë edhe votën time, por që disa dilema duhet të thuhen edhe për proces edhe gjërat që do të mbesin ne sot po bëjmë një precedent, të cilin në 12 vitet e fundit e kemi respektuar si procedurë që pas rezultatit të rinumërimit t’u lihet drejta kandidatëve për të pasur ankesat e tyre karshi rezultateve të reja që dalin, sepse para 20 ditëve kur në këtë sallë kemi miratuar një rezultat pa një subjekt politik dhe pa shtatë kandidat që sonte ata nuk janë, por janë të tjerë dhe sonte kemi edhe një subjekt të ri politik që realisht e ka fituar të drejtën për të qenë pjesë e parlamentit të Kosovës", tha ai.

Kujtojmë që në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë vote 1 milionë e 961 mijë 213 votues, ndërsa këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 826 mijë e 916 votues.

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

KQZ mbledhjen e ka nisur me një minutë heshtjeje në nderim të viktimave nga tërmeti në Shqipëri.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve vjen pas konfirmimit nga PZAP dhe Gjykata Supreme se nuk ka ankesa apo çështje që ndikojnë në rezultatin final.

Në bazë të këtyre rezultateve LVV, si parti e para në këto zgjedhje, ka marrë 221.001 vota (26,270%), LDK e dyta me 206.516 vota (24,548%), PDK e treta me 178.637 vota (21,234%), koalicioni AAK-PSD 96.872 vota (11,515%), ndërsa zyrtarisht koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun duke marrë 42.083 vota, apo në përqindje 5,002%./

***

(E plotësuar) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka , në një konferencë për media ka thënë se janë regjistruar 1 milion e 961 e 213 votues të regjistruar, ndërsa kanë votuar mbi 826 mijë votues.

Sipas saj janë regjistruar 84,1275 fletëvotime të vlefshme, ndërsa 20.897 fletëvotime të pavlefshme.

“Lëvizja Vetëvendosje ka 26.270%, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 24.548%, Partia Demokratike e Kosovës 21.234%, koalicioni AAK-PSD ka 11.515%, Lista serbe 6.402%, koalicioni NISMA-AKR-PD 5.002%”, ka thënë Daka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat