Ermal Fejzullahu, jep 100 mijë euro donacion për Shqipërinë

Aktuale

Ermal Fejzullahu, jep 100 mijë euro donacion për Shqipërinë

Nga: V.R Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 20:29
Ermal Fejzullahu

Avokati Arianit Koci nëpërmjet një deklarate në Facebook, ka përgëzuar Ermal Fejzullahun për kontributin e tij të madh, duke ofruar 100 mijë euro donacion të dëmtuarëve në Shqipëri nga tërmeti i së martës.

“Ky është lajm fantastik. Bravo Ermal”, ka shkruar Koci.

Postimi plotë:

Ermal Fejzullahu nuk më pëlqen - as si këndon, e as si duket.

Tjetër shije kam une.

De gustibus non est disputandum... ?

Për shije nuk diskutohet.

Në fakt, babën e tij e kom shumë ma simpatik. Kujt nuk i pëlqen “Pranvera në Prishtinë?”

Por, 100.000 euro donacion?

C’mon!

Kjo është lajm fantastik.

Bravo Ermal!

E paske zermrën e madhe.

Po thonë që po reklamohesh pak.

S’ka lidhje. Ok është.

Kushdo që jep aq shumë, e meriton që t’a respektojmë - edhe nëse e shfrytëzon situatën për promovim personal.

Me rëndësi është me ndihmu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat