Rexhep Selimi: Ja për çfarë u pyeta nga Gjyakata Speciale

Aktuale

Rexhep Selimi: Ja për çfarë u pyeta nga Gjyakata Speciale

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 21:44
Rexhep Selimi

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se në Gjykatën Speciale ishte i ftuar si i dyshuar.

Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ai është ftuar nga Specialja për një rast të vetëm,e i cili ka të bëjë me vitin 1998.

Ai ka thënë se konfirmon se nuk është pyetur për asnjë rast që kanë të bëjnë me vrasjet e pazbardhura të pasluftës.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka thënë se edhe në rastet e mëhershme si “Bellanica” “Drenica 1 dhe 2” kur ishte ftuar nga autoritetet ndërkombëtare ai është pyetur vetëm për strukturën udhëheqëse të UÇK-së e jo diçka tjetër.

Selimi thotë se nga Gjykata Speciale është pyetur për tri ditë rresht, por ka thënë se detaje të tjera nuk guxon të jep për shkak të rregullave të Speciales.

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se pavarësisht qëndrimeve të së kaluarës ndaj Gjykatës Speciale, gjatë kësaj interviste thotë se janë sjellë në mënyrë shumë korrekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat