Haradinaj: Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit dhe Pavarësisë sonë Kombëtare

Aktuale

Haradinaj: Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit dhe Pavarësisë sonë Kombëtare

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 09:03
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit- 28 Nëntorin.

Haradinaj ka thënë se, historia jonë na dëshmon se ishim shpeshherë të sfiduar përgjatë rrugëtimit tonë dhe edhe në këtë 28 Nëntor kur na bashkon festa dhe na bashkojnë vlerat, jemi të bashkuar për t’iu bërë ballë pasojave të tërmetit, që goditi këto ditë Shqipërinë.

Ai ka thënë se Dita e 28 Nëntorit lidhë ngjarjet më madhore të historisë sonë, që nga Skënderbeu e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së.

“Mirënjohje për prijësit themeltarë të shtetit shqiptar që lartësuan vlerat dhe idealet kombëtare dhe përkulje para veprës së heronjve e martirëve, të të gjithë brezave, që luftuan për të drejtën tonë.

Uroj që kjo ditë e bekuar, të shërbejë si referencë e krenarisë sonë kombëtare që udhëzon për përballimin e sfidave dhe për të punuar bashkërisht dhe me sinqeritet për kombin tonë dhe të ardhmen evropiane të shqiptarëve”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat