Kullat e rezistencës në luftë, rrezikojnë të shemben në liri

Aktuale

Kullat e rezistencës në luftë, rrezikojnë të shemben në liri

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 09:22
Kulla e Jasharjve

Ndonëse cilësohen simbole të rezistencës së luftës për liri, kullat e Jasharajve qysh nga paslufta janë në gjendje të mjerueshme. Kullat që kanë qenë të pamposhtura nga topat, granatat, bombat dhe ushtria e Serbisë, sot po rrezikojnë të shemben në liri pa i prekur askush. 21 vite pas luftës së lavdishme të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij me Ushtrinë dhe me Policinë e Serbisë, projekti për konservimin e kompleksit memorial “Adem Jashari”, në Prekaz ende nuk ka filluar, teksa vonesat vetëm sa po e përkeqësojnë gjendjen simboleve të lirisë së Kosovës.

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, tash e disa vite është nën mbikëqyrjen e agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale (AMKMK). Nga ky agjencion kanë thënë që janë në pritje të formimit të qeverisë së re dhe të formimit të Komitetit Ndërministror i cili do të merret me konservimin e Kullave të Jasharajeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat