Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, nëpërmjet një postimi, ka deklaruar se është tronditur së tepërmi kur ka parë së afërmi dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë.
Nisur nga ky shkak, Pacolli, ka dhënë donacion një shifër prej 1 milion eurosh.
Postimi plotë:
Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri.
Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.
Kemi vendosur së bashku me familjen time ( ne djemt e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë 1 milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkê me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.
Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë. Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.
Unë pres poashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje ketu ne Prishtine.