"Mos të bëhemi më papë se papa", Miftaraj reagon ndaj atyre që po e kritikojnë Edi Ramën

Aktuale

"Mos të bëhemi më papë se papa", Miftaraj reagon ndaj atyre që po e kritikojnë Edi Ramën

Nga: V.R Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 17:53
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj, nga Institucioni i Drejtësisë ka deklaruar se Shqipëra është shtet dhe se ka institucionet e saj që bëjnë punën e vet. Ka kryeministër, Qeveri e Kuvend.

Prandaj, siç tha ai, sulmet ndaj Edi Ramës veçanërisht. Nuk është e udhës të shfrytëzohen rastet tragjike për kritika, tha ai.

Postimi plotë:

Shqipëria është shtet. Ka institucione, ka Kryeministër, Qeveri, Kuvend, President!

Deri ne qiell respekt për të gjithë që po ndihmojnë deri ne vetsakrifikim. Ama, mos të bëhemi më papë se papa, me iu tregu si me udhëheq shtetin, si mi nda apo menaxhu ndihmat.

Edhe vet oponenti më i madhi i Edi Ramës, Lulzim Basha spo e shfrytëzon këtë tragjedi për sulme ndaj qeverisë apo Ramës.

Agjendat dhe inatet personale ti ruajmë për kohë tjera. Kështu e dojme Shqipërinë përnjemend!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat