Veseli: Dita e flamurit kombëtar duhet t’i bashkojë shqiptarët në solidaritet

Aktuale

Veseli: Dita e flamurit kombëtar duhet t’i bashkojë shqiptarët në solidaritet

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 18:03
Kadri Veseli

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se në Ditën e flamurit kombëtar të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë po luten për shpirtrat e vëllezërve e motrave që humbën jetën në Shqipëri si pasojë e tërmetit.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se të bashkuar në solidaritet si rrallëherë, shqiptarët do t’ia dalin ta kapërcejnë këtë katastrofë dhe të rikthejmë normalitetin për të gjithë qytetarët e prekur.

"Zoti ndihmoftë dhe bekoftë kombin shqiptar në këto kohë të vështira", ka shkruar Veseli.

Postimi i plotë

Këtë ditë të shënuar të Festës së Flamurit e kalova në mesin e arbëreshëve të Kalabrisë ku edhe i ka rrënjët Rilindja jonë Kombëtare. Së bashku me ta u lutëm për shpirtrat e vëllezërve e motrave që humbën jetën në Shqipëri si pasojë e tërmetit dhe uruam që të lënduarit të shërohen sa më shpejt.

Ajo ngjarje e tmerrshme ka tronditur e prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve, kudo ku jetojnë. Po ashtu, të bashkuar në solidaritet si rrallëherë ne shqiptarët do ia dalim ta kapërcejmë këtë katastrofë dhe të rikthejmë normalitetin për të gjithë qytetarët e prekur. Zoti ndihmoftë dhe bekoftë kombin shqiptar në këto kohë të vështira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat