"Nuk i besoj listës së veteranëve të UÇK’së, janë futur persona pa kontribuar"

Aktuale

"Nuk i besoj listës së veteranëve të UÇK’së, janë futur persona pa kontribuar"

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 22:04
Mimoza Shala

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjet Vetëvendosje, Mimoza Shala, e ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se nuk i beson listës së veteranëve të UÇK’së, sepse aty janë futur veteran që kanë kontribuar në forma tjera.

“Nuk mundem me i besu një liste kur e din që cdokush ka mundur me qenë pjesë e asaj liste”, ka thënë Shala në Pressing.

Tutje Shala ka thënë se veteranë janë bërë edhe persona që kanë kontribu në forma tjera.

“Veteranë po i fusin edhe ata persona që kanë kontribu në ndonjë formë tjetër”, ka thënë Shala.  

“Duhet për hir të historisë me u tregu ashtu siç është”, shtoi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat