KOMF mban konferencë përmbyllëse për projektin e zhvillimit në fëmijërinë e hershme

Aktuale

KOMF mban konferencë përmbyllëse për projektin e zhvillimit në fëmijërinë e hershme

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 07:09
Ilustrim

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF sot organizon konferencën përmbyllëse të projektit “Zhvillimi i ndërhyrjes në fëmijërinë e hershme në Kosovë”.

Në këtë konferencë do të prezantohet udhëzuesi i punuar nga ekspertë ndërkombëtar me praktika e modele të shteteve të tjera si dhe rekomandime se çfarë veprimesh duhet të ndërmarrë Kosova për të zhvilluar më tej ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme.

Konferenca mbahet prej orës 10:00 në hotel “Sirius” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat