FSK-ja e ndihmon Shqipërinë me pajisje për strehim

Aktuale

FSK-ja e ndihmon Shqipërinë me pajisje për strehim

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 15:46
FSK

Me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë dhe me urdhër të komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, FSK-ja, sot ka nisur kontingjentin e parë, me pajisje ushtarake fushore për Shqipëri.

Për shkak të katastrofës nga tërmeti në Shqipëri, një numër i madh i familjeve kanë mbetur pa kulm mbi kokë, dhe në bazë të vlerësimeve të para të bëra nga ekspertët, shumë shtëpi nuk janë të sigurta për banim. 

Kontingjenti i FSK-së, i cili do të mbërrijë gjatë ditës, përmban: tenda, shtretër fushorë, batanije dhe pajisje tjera përcjellëse, të cilat do të dorëzohen në Shtabin e Krizës në Republikën e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat