Këto janë tri veturat e Rexhep Selimit dhe pasuria në total

Aktuale

Këto janë tri veturat e Rexhep Selimit dhe pasuria në total

Nga: H.O. Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 19:24
Rexhep Selimi

Rexhep Selimi poashtu ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ai ka deklaruar se posedon 184 mijë euro tek pasuria e paluajtshme, duke përfshirë dy banesa dhe traull.

Tek pasuria e luajtshme ai ka deklaruar se posedon tri vetura (KIA, Mitsubishi dhe Mercedes). dy në pronësi të tij dhe një në emër të bashkëshortes, të trija në vlerën 23 mijë e 600 euro.

Deputeti Rexhepi ka deklaruar se ka kredi në vlerën 10 mijë euro.

Rexhepi ka deklaruar poashtu se bashkëshortja e tij merr pension si veteran në vlerën 170 euro, ndërsa të hyrat vjetore të tij janë mbi 23 mijë euro nga paga e deputetit dhe mbi 800 euro mëditje udhëtimi nga Kuvendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat