Hoxha përgjigjet nëse VV-ja do të garojë në zgjedhjet në Shqipëri, e nëse Rama e Veliaj duhet të frikësohen

Aktuale

Hoxha përgjigjet nëse VV-ja do të garojë në zgjedhjet në Shqipëri, e nëse Rama e Veliaj duhet të frikësohen

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 00:55
Elvis Hoxha

Elvis Hoxha nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, ka thënë se kjo parti do të marrë pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë, pa specifikuar kohën.

Ka thënë se për këtë do ta ftojë historia, edhe nëse ajo vet nuk do.

I pyetur nëse Edi Rama e Erion Velijaj duhet të kenë frikë nga kjo, në Interaktiv të KTV-së, Hoxha ka thënë se kjo nuk i bën atij fare përshtypje.

“Tani arsye kanë të frikësohen. Por nuk më interesojnë ata që nuk kanë arsye. Nuk hyn fare në historinë time Edi Rama dhe Erion Velijaj. Në historinë time është Kanti”, ka thënë Hoxha.

“Absolutisht po”, ka qenë përgjigja në pyetjen se a do të garojë në zgjedhje VV-ja e Tiranës.

“Ju kujtoni se historia nuk e thërret. Edhe sikur të dojë Vetëvenodsje e Tiranës mos të garojë, do ta thërrasë historia siç e thirri që të garojë këtu në vitin 2010 që i tha se duhesh të futesh patjetër në parlament, se ndryshe me qytetarë, me gradën e civilitetit nuk e zgjidh dot politikën dhe as përkatësinë botërore”, ka thënë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat