Analisti shqiptar befason: Baton Haxhiu e ka krijuar Albin Kurtin, ai e sjelli në pushtet

Aktuale

Analisti shqiptar befason: Baton Haxhiu e ka krijuar Albin Kurtin, ai e sjelli në pushtet

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 10:59
Baton Haxhiu

Analisti i njohur nga Shqipëria, Arjan Curi, ka thënë në një intervistë se Baton Haxhiu është ai që ka krijuar Albin Kurtin, liderin e Vetëvendosjes (VV) dhe është personi që e ka sjellë atë në pushtet.

Javë më parë mysafirë të ‘Zonë e Lirë’ kanë qenë analisti nga Shqipëria, Arjan Curi dhe publicisti kosovar, Baton Haxhiu.

Derisa Baton Haxhiu tregon se si i ka uruar pozitën e kryeministrit Edi Ramës, dy vite para zgjedhjeve, Curi ka thënë se njerëzit si Haxhiu, peshojnë me flori dhe sa peshë kanë aq flori bëjnë.

Tutje Curi e ka quajtur Haxhiun ‘kingmaker’ apo person që sjell njerëzit në pushtet dhe e krijon atë.

“Baton Haxhiu është kingmaker, është ai që sjell pushtetin. Batoni ka krijuar Kurtin me gazetën e tij dhe këtë ‘king’ e ka tani në pushtet”, është shprehur Curi në këtë intervistë.

Derisa ai thoshte se Kurti është krijim i Batonit, ky i fundit nuk e mohoi, madje tregojë edhe disa detaje rreth miqësisë së tij me Kurtin.

“Unë edhe Kurti kemi pasur një miqësi të fortë dhe për herë të parë Kurtin në Shqipëri e kam sjell unë në intervistë të Blendi Fevziu. Ka qenë viti 2002 ose 2003 kur, Kurti ka ardhur për herë të parë në Shqipëri”, ka thënë Haxhiu.

Marrëdhëniet e liderit të VV’së, Albin Kurtit dhe Baton Haxhiut tani janë të ftohura, që sipas tij të fundit marrëdhënie e tij me Kurtin ka ndryshuar pasi që me vite rrugës ndryshojnë gjërat.

Më poshtë mund t’a shikoni këtë intervistë nga minuta e 40:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat