A do të futet AKR në qeveri me LDK dhe VV, tregojnë ata vetë - Bota Sot
A do të futet AKR në qeveri me LDK dhe VV, tregojnë ata vetë

Aktuale

A do të futet AKR në qeveri me LDK dhe VV, tregojnë ata vetë

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 15:32
Behgjet Pacolli dhe Albin Kurti

Partia e Behgjet Pacollit më shumë gjasë do të mbetet opozitë. Deri tani ata nuk kanë pranuar asnjë ofertë për bashkëpunim nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, e cila doli fituese në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit. Madje, as që presin se do të iu vijë një ofertë e tillë.

Sekretari i Përgjithshëm i AKR’së, Fatmir Matoshi ka thënë se deri tani nuk kanë pasur asnjë bisedë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Deklaron se me shumë gjasë do të mbesin në opozitë, meqenëse nuk e presin një ofertë të tillë.

“Jo, me sa kam informata deri tash nuk kemi pas asnjë bisedë me Vetëvendosjen për këtë punë. Nëse e pranojmë ndonjë ofertën, takohemi me ta edhe flasim, po nuk jemi ka e presim. Në rregull jemi kështu, jemi mirë edhe ata besojë që e kryjnë shpejt edhe ne vazhdojmë me ndejt në opozitë”, ka thënë Matoshi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat