Albin Kurti vjen me një deklaratë që e dridh Serbinë dhe kriminelët serb që vranë civilë në Kosovë

Aktuale

Albin Kurti vjen me një deklaratë që e dridh Serbinë dhe kriminelët serb që vranë civilë në Kosovë

Nga: D.RR Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 18:27
Albin Kurti

Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, në një postim publik në Facebook u ka bërë kritika prokurorëve specialë në Kosovë, që po heshtin karshi hetimeve për krimet serbe në Kosovë, përcjellë “Bota sot”.

Ai thekson se para gjashtë muajve, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, duke ia mundësuar sistemit të drejtësisë së Kosovës të nisë procese, të ngrejë akuza, të shqyrtojë çështjet e të dënojë kriminelët e luftës, edhe kur ata janë në mungesë.

Mirëpo sipas Kurtit, kjo duhet të ndodh sa më shpejt dhe prokurorët specialë nuk mund të vazhdojnë të qëndrojnë pasivë në lidhje me këtë.

Postimi i plotë:

Gjashtë muaj më parë, me 30 maj, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, duke ia mundësuar sistemit të drejtësisë së Kosovës të nisë procese, të ngrejë akuza, të shqyrtojë çështjet e të dënojë kriminelët e luftës, edhe kur ata janë në mungesë. U gëzuam kur u amandamentua ky ligj, sepse më në fund edhe Kosova po ndiqte shembullin e Kroacisë, duke fituar të drejtën për t’i përndjekur kriminelët e luftës kudo që ata janë, e jo vetëm brenda kufijve tanë. Një pjesë e emrave të tyre dihen publikisht, sepse janë ende gjallë të mbijetuarit e familjarët e viktimave.

Por, prokuroria speciale po hesht. Pse nuk kanë nisur hetimet dhe akuzat? Pse nuk janë çuar ende përballë trupit gjykues masakruesit e popullit tonë? Pse nuk ka sot një konferencë të tyre për medie ku ata raportojnë publikisht për punën e tyre në këta gjashtë muaj?

Gjykimi e dënimi i kriminelëve të luftës është detyrë, jo vetëm përballë kombit tonë, por përballë gjithë njerëzimit. Prokurorët specialë nuk mund të vazhdojnë të qëndrojnë pasivë në lidhje me këtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat