Molliqaj: Është racist vendimi për ndërrimin e lokacionit të Stadiumit Kombëtar

Aktuale

Molliqaj: Është racist vendimi për ndërrimin e lokacionit të Stadiumit Kombëtar

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 23:47
Dardan Molliqaj

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PSD, Dardan Molliqaj, ka thënë se vendimi për tërheqjen e ndërtimit të stadiumit është racist, duke thënë se si i tillë është marrë vetëm pse ishte ide e PDK-së.

Molliqaj ka qenë i ftuar në emisionin Oxygen, ku ndër shumë deklarata, ka folur edhe rreth raportimeve se VV sapo të vijë në pushtet mund të pzullojë vendimin për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar në Drenas.

“Vendimi për tërheqjen e stadiumit nga Drenica  është racist. Vetëm pse këtë e ka marrë PDK-ja dhe pa arsye të tjera valide është një vendim racist ndaj Drenica”, ka thënë ai.

Ndryshe, në këtë emision Molliqaj ka zbuluar edhe shumë gjëra të tjera sa ishte pjesë e VV’së dhe më pas kalimi në PSD.

Ndërkaq, pos këtyre ai është deklaruar edhe rreth jetës së tij private, duke folur për vajzën e tij, Anën, me të cilën thotë se diskutojnë shumë edhe rreth politikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat