50 psikologë nga Kosova, iu vijnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti

Aktuale

50 psikologë nga Kosova, iu vijnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 08:56
Pas termetit

Kosova ishte vendi i parë që i erdhi në ndihmë vendit tonë, menjëherë pas tërmetit shkatërrues të mëngjesit të 26 nëntorit, prej të cilit 51 persona humbën jetën dhe rreth 900 të tjerë mbetën të plagosur.

Por solidarizimi i vëllezërve tanë në kufirin verior vijon ende, deri në rikuperimin e plotë të traumave.

50 psikologë, katër psikiatër, dy epidemiolog dhe mjek, janë nisur këtë të diel në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Ata do të shkojnë në Thumanë, në Durrës dhe në Tiranë, ku mes tyre ka edhe deputetë.

Përveç banorëve, traumat më të rënda duket se i kanë pësuar 45 personat të cilët u nxorën të gjallë nga rrënojat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat