Mogerini përfundoi mandatin - askush nuk do të qajë për të

Aktuale

Mogerini përfundoi mandatin - askush nuk do të qajë për të

Nga: F. B. Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 10:05
Federika Mogerini

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme Federika Mogerini, ka përfunduar dje mandatin e saj, ndërkohë që një publikim në Twitter ka bërë njoftimin e përfundimit të detyrës dhe i ka uruar pasardhësit Borel gjithë të mirat, shkruan “Pravda”, përcjell “Bota Sot”.

Në ditën e fundit të saj si shefe e diplomacisë ajo po urimit ka thënë se po lë zyrën “në duar të sigurta” , duke menduar në diplomatin spanjoll Zhosep Borel.

"Mandati im përfundoi pas 5 viteve shumë intensive. Ju faleminderit të gjithë atyre që kontribuuan që BE të bëhet partner I besueshëm, shtyllë e multi-laterizmit dhe mbrojtës kokëfortë I të drejtave të njeriut. Po lë zyrën në duar të Zhosep Borel dhe I dëshiroj çdo të mirë!", ka thënë Mogerini në Twitter.

Komisioni Evropian në përbërjen e re me Ursula fon der Lajen në krye që na sot merr detyrën dhe nis nga puna.

Ndërkohë shefen e deritashme të diplomacisë evropiane Federika Mogerini do të zëvendësoj ministri i jashtëm i deritashëm spanjoll Zhosep Borel.

Zhosep Borel duke prezantuat programin e tij të punës ka theksuar se personalisht dëshiron që të angazhohet në “reformat në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat