Maloku thirrje për Francën: Dëshmoje solidaritetin me Shqipërinë, zgjohu nga gjumi!

Aktuale

Maloku thirrje për Francën: Dëshmoje solidaritetin me Shqipërinë, zgjohu nga gjumi!

Nga: N.H Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 15:29
Rama dhe Macron

Sociologu Fadil Maloku, i ka bërë thirrje shtetit francez që ta deshmojë solidaritetin me Shqipërinë, pas tragjedisë që kjo e fundit e përjetoi nga një termet i fuqishëm.

Maloku kujton gjithashtu se ky shtet duhet të zgjohet nga gjumi dhe letargjia e indiferencës aktuale, se dikur ishe vend solidariteti e humanizmi evropian.

Image
Sociologu Fadil Maloku

“Francë! Dëshmoje solidaritetin me Shqipërinë. 1. Francë, Zgjohu nga gjumi dhe letargjia e indiferencës aktuale, se dikur ishe vend solidariteti e humanizmi evropian. Mos u korit për pak! Dhe mos qëndro mënjanë kësaj fatkeqësie natyrore”, thotë Maloku.

Sipas tij, është i pashpjegueshëm indiferenca pothuajse totale e shtetit Francës, karshi fatkeqësisë së ndodhur në Shqipëri.

“2. Si të shpjegohet injorimi dhe indiferenca pothuajse totale e shtetit Francës (me; një popullsi afër 70 milion e me një GDP 2.583 trilion USD) që deri më tani nuk e dha për donacion as edhe një cent të vetëm, për fatkeqësinë e ndodhur nga tërmeti, në Shqipëri!?”, ka shtuar ai.

Ndërsa, nuk ka lënë pa kujtuar edhe ndihëm që kishte dhënë qeveria shqiptare me rastin e djegëses së Kishës Notre Dame në Parisë.

“3. Ndërkaq, në anën tjetër e njëjta Shqipëri (me një popullsi 25 më të vogël, e me një GDP13.04 biliob USD) në kaçikun e saj, me rastin e djegëses së Kishës Notre Dame de Paris, ku s'pati as edhe një jetë të humbur njeriu, e asnjë qytetar për t’u strehuar, dhuroi, HEJ; 100.000 €, të taksapaguesve shqiptar!?”, ka thënë krejt në fund, sociologu Fadil Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat