Eksperti i kibernetikës alarmon se është i pasigurt sistemi i komunikimeve elektronike të Qeverisë

Aktuale

Eksperti i kibernetikës alarmon se është i pasigurt sistemi i komunikimeve elektronike të Qeverisë

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 16:38
Webi i Qeverisë

Eksperti i Teknologjisë Informative, Hekuran Doli, po thotë se sistemi i komunikimeve elektronike të Qeverisë është i pasigurt.

Përmes një postimi në Facebook, Doli ka shpjeguar se si web faqet e institucioneve më të larta shtetërore menaxhohen nga palë të treta të panjohura, e që nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk i japin llogari shtetit të Kosovës.

“Është e pabesueshme të shohësh institucionet më të larta shtetërore ta kenë outsource menaxhimin e shërbimeve kritike të IT tek palë të treta, totalisht të panjohura, e të cilat nuk mbajnë fare përgjegjësi dhe nuk japin fare llogari ndaj shtetit të Kosovës. Këtu nuk bëjnë përjashtim as zyra e kryeministrit, Kuvendi i Kosovës, AKI, e çka është më befasuesja, as shërbimi i famshëm – RKS-GOV.NET”, ka shkruar Doli.

Ky është postimi i plotë i Hekuran Dolit në Facebook:

Me shume se skandaloze!

Eshte e pa besueshme te shohesh institucionet me te larta shtetrore ta kene outsource menaxhimin e sherbimeve kritike te IT tek pale te treta, totalisht te pa-njohura, e te cilat nuk mbajne fare pergjegjesi dhe nuk japin fare llogari ndaj shtetit te Kosove. Ketu nuk bejne perjashtim as zyra kryministrit, kuvendi i Kosove, AKI, e cka eshte me befasuesja, as sherbimi i famshem - RKS-GOV.NET.
Javen e kaluar, ne nje konference per siguri kibernetike, degjova pergjegjesit per sigurine kibernetike kombetare te flasin me lavde per te arriturat ne kete sektor. Kur vlersoj gjendjen aktuale, ato rrecitime me duken me teper si nje prozë letrare, e shkruar me mjeshtri dhe e mesuar permendesh per ta trilluar ne rast konferencash dhe paraqitjesh publike. Nuk mund ta kuptoj e as besoj se si shteti i Kosoves, me vullnet, pranon te jete subjekt i shpjunazhit kibernetik. Te menaxhosh sistem te emailit, dhe menaxhimin e DNS te ja besosh nje pale te trete, eshte me shume se absurde. Une besoj se komunikimi i secilit zyretar eshte nen vezhgim te thelle perderisa nje gje e tille eshte lejuar me apo pa qellim. Shumica e sulmeve kibernetike fillojne me sistem te emailit, dhe perfundojne ne SCADA sistemte, te cilat perdoren per menaxhimin hidrosistemeve apo termocentraleve dhe manipulimi i te cilave mund te kete pasoja fatale per numer te madh te qytetareve.

Eshte shume normale per nje biznes privat te bej outsource sherbimet kritike te IT, mirepo nje gje e tille eshte e pa tolerueshme per institucione shteterore, vecanerisht kur kemi parasyshe dhjetra miljonat e investuara ne infrastrukturen kibernetike shtetrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat