Mustafa përkujton Rugovën: Arkitekt i shtetit të Kosovës

Aktuale

Mustafa përkujton Rugovën: Arkitekt i shtetit të Kosovës

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 08:23
Arkiv

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të lindjes.

Mustafa tha se Rugova udhëhoqi popullin drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke e bërë të mundshëm realizimin e aspiratave tona shekullore.

“Presidenti Rugova padyshim është arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Presidenti Ibrahim Rugova është vizionari i Republikës të Kosovës që e udhëhoqi popullin e saj drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke e bërë të mundshëm realizimin e aspiratave tona shekullore. Ai me diplomacinë e tij fitoi përkrahjen e botës demokratike dhe ndërtoi shumë miqësi në politikën ndërkombëtare. Lidhja Demokratike e Kosovës, me përkushtim do të vazhdojë ta mbrojë shtetësinë e Kosovës, partneriterin me SHBA-të dhe shtetet e BE-së, rrugë të cilën e ka trashëguar nga Presidenti Rugova”, ka thënë Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat