Kontrata të jashtëligjshme të Ministrisë së Infrastrukturës

Aktuale

Kontrata të jashtëligjshme të Ministrisë së Infrastrukturës

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 08:51
Foto

Ministria e Infrastrukturës ka pesë vjet që ua vazhdon kontratat mbi vepër pa ndërprerë disa ekzaminuesve për patentë të shoferit ndonëse një gjë e tillë është në kundërshtim me ligjin. Sipas Ligjit për Shërbyesit Civilë, i cili vazhdon të jetë në fuqi, një person që ka kontratë për shërbime të veçanta nuk mund ta vazhdojë punën më shumë se 6 muaj brenda një viti.

Me Ligjin për Zyrtarët Publikë, i cili hyri në fuqi më 11 shtator të këtij viti dhe që u pezullua ditë më parë, shumë ekzaminuesve për patentë të shoferit u janë shkëputur kontratat, gjë që ka rezultuar me mosmbajtjen e provimeve praktike për kandidatët për shoferë për gati një muaj. 

Mirëpo shumë prej këtyre ekzaminuesve, të cilëve tashmë u janë vazhduar kontratat dhe të cilët parashihen t’i testojnë kandidatët për leje të vozitjes, kanë operuar me kontrata mbi vepër për vite të tëra. Gazeta merr vesh se nga Ministria e Infrastrukturës këtyre ekzaminuesve u janë vazhduar kontrata mbi vepër çdo 3 e 6 muaj pa ndërprerë, kështu duke shkuar deri në 5 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat