Një delegacioni i Parlamentit Evropian për vizitë në Serbi

Aktuale

Një delegacioni i Parlamentit Evropian për vizitë në Serbi

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 08:52
David McAllister

Delegacioni i Lartë i Parlamentit Evropian (PE), i kryesuar nga Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, Raportuesi i PE-së  për Serbinë, Vladimir Bilchik dhe Kryetari i Grupit të Partisë Popullore (EPP) Manfred Ëeber do të qëndrojnë në një vizitë dyditore në Serbi.

Siç është njoftuar, delegacioni do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe do të ketë takime me zyrtarë të tjerë, kryetaren e Kuvendit Maja Gojkoviq dhe përfaqësues të opozitës, transmeton Klan Kosova.

Blic mëson se bisedimet do të përfshijnë negociatat e vazhdueshme midis autoriteteve dhe opozitës në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Raundi i tretë dhe i fundit i negociatave, pas dy raundeve në tetor dhe nëntor, pritet në dhjetor, dhe do të drejtohet nga eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat