Kramp-Karrenbauer: Largimi i KFOR-it nga Kosova për pasojë do të kishte rritjen e ndikimit rus dhe kinez në rajon

Aktuale

Kramp-Karrenbauer: Largimi i KFOR-it nga Kosova për pasojë do të kishte rritjen e ndikimit rus dhe kinez në rajon

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 09:24
Annegret Kramp-Karrenbauer

Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë Annegret Kramp-Karrenbauer, ka qëndruar të dielën për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite Kramp-Karrenbauer në bazën ushtarake të KFOR-it në Prishtinë ka theksuar se largimi i forcave paqeruajtëse do të kishte ndikim negativ në rajon.

Sipas shefes së mbrojtjes gjermane do të pasonte rritja e ndikimit rus dhe kinez.

“Largimi nga Kosova për pasojë do të kishte rritjen e ndikimit rus dhe kinez në rajon. Prania e trupave gjermane në Kosovë edhe më tej është e pashmangshme “- ka thënë Karrenbauer.

“Ajo që është ndërtuar në Kosovë, duhet të ketë siguri edhe në të ardhmen. Për këtë qëllim trupat gjerman tash e njëzet vjet ndodhen të angazhuara në Kosovë”.

Ajo thekson se përfundimi i misionit të KFOR-it në Kosovë ende është larg, dhe se prania e trupave gjermane është e pashmangshme, shkruan Focus.de përcjellë Klan Kosova.

“Ndonëse për njëzet vite është bërë shumë, në rajon ende ka një stabilitet fragjil” ka thënë Kramp-Karrenbauer.

“Stabiliteti në rajon është një sfidë për sa kohë nuk arrihet një marrëveshje mes palëve”.

“Është me rëndësi fakti, që ajo që kemi ndërtuar për 20 vjet, nuk do të mund të rrezikohet në të ardhmen”.

Pasardhësja e kancelares Angela Merkel, në krye të Unionit Kristian-Demokrat gjatë vizitës në kryeqytetin kosovar u shpreh krenare me punën e forcave të Bundeswehr-it.

Aktualisht në Kosovë janë rreth 3 mijë e 500 trupa gjermane që veprojnë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat