Kurti dhe Mustafa takohen sot për ta nënshkruar koalicionin

Aktuale

Kurti dhe Mustafa takohen sot për ta nënshkruar koalicionin

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 09:29
Isa Mustafa Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, për ta nënshkruar marrëveshjen për koalicionin për Qeverinë e re.

Media përmes burimeve mëson se takimi do të mbahet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 14:00.

Kujtojmë se të shtunën (30 nëntor, 2019) në Kuvend janë takuar Kurti dhe Mustafa, për ta përmbyllur harmonizimin e programit qeverisës.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të të dyja subjekteve politike, krerët e tyre u përcaktuan për versionin e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat