Presidenti Thaçi sa më parë të ftoj Albin Kurtin

Aktuale

Presidenti Thaçi sa më parë të ftoj Albin Kurtin

Nga: H.O. Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 09:29
Albin Kurti

Ende nuk ka ndonjë rezultat zyrtar nga zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa avokati Gent Gjini thotë se këto vonesa janë falë destruktivitetit dhe vakumit në ligjin mbi zgjedhjet. Pas kësaj rrjedhoje, Gjini shpjegon procedurat në vazhdimësi për zgjedhjen e Qeverisë së re.

“Nga maratona e rezultateve të zgjedhjeve,  më në fund eshte arritur të bëhet cerfikimi i zgjedhjeve zyrtar nga KQZ-ja, këto vonesat  janë falë destruktivitetit te partive poliltike,, dhe falë edhe vakumeve ne ligjin mbi zgjedhjet. Duke e haruar kete kapitull, jo aq te mirë, tani fillojnë të rrjedhin afatet kushtetuese, të akterëve institucional, Presidenti vs Mandatari i Qeverise, që të jetësohet përkatësisht konstituohet parlamenti dhe të formohet qeveria e ardhshme, si produkt i dalur nga vota popullore e sovranit”, thekson Gjini.

Ai thotë më tutje se lëvizja e rradhës pritet të bëhet nga presidenti i Republikes së Kosovës, i cili  në afatin sa më të shkurtër, ndoshta në javën e parë te muajit dhjetor, duhet ta thëras në zyren e presidencës së tij, kandidatin e mandatuar të qeverise perkatësisht subjektin politik i cili ka dalur i pari, nga rezultatet e këtyre zgjedhjeve,e këtu fjala është për Albin Kurtin.

“Këtu presidenti nuk ka ingerenca ekzekutive në kuadrin e autorizimeve ligjore të tij, që të vendos – mosvendos nga eksluziviteti i tij për këtë drejtë, përkatesisht detyre kushtetuese, pra ai doemodo do ta mandatoj kandidatin për kryeministër, pa u lëshuar në atë se a ka drejtë, dhe a mund ta gjykojë apo të refuzoj këtë kandidaturë. Pra për presidentin kjo e drejtë është ceremoniale-formale. Pra pasi kalohet kjo faze, dhe pasi kandidati për kryeminsiter është mandatuar nga presidenti i kosoves, ai ka për obligim që në afatin prej 45 ditëve, që  para kuvendit të shpalos progamin 4 vjeqar të qeverise së tij, të shpalos kabinetin qeveritar, dhe më pas qështja të kalohet në votëbesimin parlamentar të shumicës absolute nga deputetet që të zgjedhet kryeminstri i ardhshëm-programi i tij.Para se te zgjedhet kryemistri i ardhshëm, nga vota e parlamentareve, fillimisht duhe të zgjedhet kryeparlamentari, nga vota e deputeteve, e i cili/cila pasi që është zgjedhur, do ta thëras mandatarin e qeverise që të shpalos programin, dhe të e kalojë qështjen në fazen e votëbesimit për kryemistrin e ardhshëm.Duke ditur, që tani me kemi palament stabil, përkatesisht kemi pothuajse shumicen e deputeteve nga partitë politike, nga e cila buron koalicioni qeveritar, ne raundin e parë do duhet te zgjdhet kryemistri”, përfundon Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat