Haradinaj kujton dëshmorët Talla, Durmishi e Maliqi

Aktuale

Haradinaj kujton dëshmorët Talla, Durmishi e Maliqi

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 09:32
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi të cilët ranë para 21 vitesh.

Haradinaj shkroi se rënia e këtyre dëhsmorëve ishte goditje për UÇK-në, por frymëzim që të vazhdohet rruga për liri.

“Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, intelektualë e luftëtarë, 21 vite më parë, flijuan jetën për të realizuar ëndrrën tonë. Rënia e tyre ishte goditje për UÇK-në, por frymëzim që të vazhdohet rruga për liri. Përulemi para veprës së tyre në shërbim të Atdheut dhe kombit. Lavdi!”, shkroi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat