A do të arrihet koalicioni VV-LDK në ditëlindjen e Rugovës?

Aktuale

A do të arrihet koalicioni VV-LDK në ditëlindjen e Rugovës?

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 09:35
Ibrahim Rugova

Të shtunën (30 nëntor, 2019) në Kuvendin e Kosovës janë takuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për ta përmbyllur harmonizimin e programit qeverisës.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të të dyja subjekteve politike, krerët e tyre u përcaktuan për versionin e parë, njofton Klan Kosova.

Pas takimit, nga të dyja partitë kanë bërë të ditur se do të takohen të hënën (02 dhjetor) për ta përmbyllur përfundimisht marrëveshjen për koalicionin VV-LDK.

Mirëpo kjo datë në të cilën pritet të formohet koalicioni qeverisës nga partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, ka rastisur të jetë ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Kujtojmë se deri më tani, kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti, nuk ka bërë homazhe tek varri i presidentit të ndjerë që ndodhet tek varrezat në Velani dhe për këtë gjë ka marrë një serë kritikash.

Tani shtrohet pyetja se a do të mundet Kurti të arrijë koalicion për bashkëqeverisje në ditëlindjen e Rugovës me partinë të cilën e themeloi ky i fundit?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat