Avokait Gazmend Halilaj ka një ftesë për Albin Kurtin

Aktuale

Avokait Gazmend Halilaj ka një ftesë për Albin Kurtin

Nga: N.Sh. Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 10:03
Gazmend Halilaj dhe Albin Kurti

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj ka ftuar Albin Kurit që të mos heq dorë nga iniciativa e tij për fillimin e procedurave paralele ndaj krimeve të luftës.

Halilaj përmes një postimi në Facebook, shprehet se, kjo nuk do të thotë kapje e shtetit apo nërhyrje në sistemin e drejtësisë, pasi këtu bëhet fjale për raste individuale.

Halilaj e mbështet fort Albin Kurtin në këtë drejtim dhe thotë se, nxjerrja e kriminelëve të luftës para drejtësisë është e domosdoshme.

Postimi i plotë:

Kerkesa e z-Albin Kurti drjetuar Prokurorise se posaqme per fillimin e procedurave lidhur me nxjerrjen para drejtesis per kriminelt e luftes E DOMOSDOSHME. Nuk eshte kontestuese qe Kodi procedures penale ne menyre strikte i percakton rregullat e zhvillimit te procrdures penale prej fillimit deri tek nxjerrja e aktgjykimit te formes se prere /respektivisht deri te ekzekutimi i denimeve.

Madje, qdo mosrespektim i tyre rrezikon gjithe procesin, per ata qe s' jan Jurist- te gjitha veprimet kthehen ne piken 0-. Pajtohem me te gjithe ata qe kete proces e shofin mjaft te komplikuar kur dihet qe, shumica e kriminelve te luftes fshehen brenda teritorit te vendit nga ku jane planifikuar krimet. Pajtohem plotesisht madje ligjvenesi ne percaktimin e ketyre rregullave ka qene mjaft i kajrt, i cili nuk ka lene shume mangesi apo mundesi te interpretimit ne kuptime te ndryshme.

Por, ne asnjehere nuk duhet te presim nga shteti serb qe te njejtit ti ekstradoj ne Kosove, ngase kete e kan te garantuar me ligj- nuk mund te ekstradohet shtetasi i vendit-. Mirepo, duhet ta kemi parasysh faktin qe, shume prej tyre hyjn dhe dalin neper shtete tjera te ballkanit, europes, madje edhe ne shtetin tone, pa asnje penges. Andaj asnje person i dyshuar si kriminel lufte, nuk mund te kapet nga organet e rendit derisa nuk ka Leter - rreshtim per te/ vetem nga bindja qe mund te kete qene pjesmarres ne luften e fundit ne Kosove.

Andaj, e ftoj z- Kurti, qe ne asnje forme te mos heqe dore nga iniciativa e tij per fillimin e proceudrave penale ndaj krimeve te luftes. Kjo nuk nenkupton si kapje e shtetit apo nderhyrje ne sistemin e drejtesise, ngase ketu nuk behet fjale per raste individuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat