Aktakuzat e para të Gjykatës Speciale në dhjetor? Flet Ehat Miftaraj

Aktuale

Aktakuzat e para të Gjykatës Speciale në dhjetor? Flet Ehat Miftaraj

Nga: A.J Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 13:58
Gjykata Speciale

Ishte përfolur se arrestimet e para nga Gjykata Speciale do të fillojnë në muajin dhjetor, pas shumë intervistave e ftesave që ishin bërë. Megjithatë, fillimi i dhjetorit nuk ka sjell ndonjë arrestim e as nuk është paralajmëruar se mund të ketë diçka të tillë.

Sipas njohësve të çështjeve juridike arrestimet nga Gjykata Speciale nuk mund të ndodhin në muajin dhjetor. Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për drejtësi IKD në një prononcim për “Bota Sot” se është e pa mundur që ketë vit të kemi shpalljen e aktakuzave.

Image
Ehat Miftaraj

“Strategjinë që është duke e përdorur Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe fazat që është duke kaluar përmes ftesave për dëshmitar dhe të pandehur, pothuajse e bën të pamundur që këtë vit të kemi shpalljen e aktakuzave. Kjo me faktin se nga koha kur përfundohet me marrjen ne pyetje të dëshmitarëve dhe të dyshuarve Prokurorisë i duhen muaj në hartimin e aktakuzave”, ka thënë Miftaraj.

Ndryshe, nga janari 2019 janë intervistuar më shumë se 200 persona, përfshirë ish-eprorë të UÇK-së, ish-deputetë, kryetarë komunash e qytetarë të thjeshtë. Ndryshe, nga janari 2019 janë intervistuar më shumë se 200 persona, përfshirë ish-eprorë të UÇK-së, ish-deputetë, kryetarë komunash e qytetarë të thjeshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat