Anton Quni e përkujton presidentin Rugova në ditëlindjen e tij

Aktuale

Anton Quni e përkujton presidentin Rugova në ditëlindjen e tij

Nga: A.J Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 14:51

Me rastin e ditëlindjes se presidentit historik Ibrahim Rugova, sot po kujtohet nga gjithë si bashkëpunëtorë, basbhkëpartiak dhe njerëz tjerë që e vlerësojnë lartë figurën e çmuar të Rugovës i cili edhe më tej mbetet figura më unfikuese dhe e dashur nga të gjithë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni në ditën e ditëlindjes se Rugovës e ka përkujtuar atë si njeriu që i doli në ballë kombit atëherë kur askush nuk bënte ballë.

 

Postimi i Plotë i Anton Qunit:

 

75 vjet më parë, Kosova u bekua me lindjen tande, President. Ti i dole në ballë kombit atëherë kur askush nuk bënte ballë.

Sfidove dhunën në emër të paqes. Sfidove robërinë duke na sjellë pavarësinë

Përherë dhe përjetë në zemrat tona!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat