Mustafa pas takimit me Kurtin: Dallimet tona do t’i zbulojmë kur t’i përafrojmë

Aktuale

Mustafa pas takimit me Kurtin: Dallimet tona do t’i zbulojmë kur t’i përafrojmë

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 16:41
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Domkratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit që ka zhvilluar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për arritjen e koalicionit të bashkëqeverisjes, ka thënë dallimet midis këtyre dy subjekteve politike do të zbulohen pasi të përafrohen ato.

Sipas tij, pa bisedime të tilla është e vështirë të arrihet një bashkëpunim i qëndrueshëm katërvjeçar.

“E patëm një bisedë mjaft përmbajtjesore sepse pa biseda të tilla është e vështirë që të arrihet një bashkëpunim i qëndrueshëm katërvjeçar”.

“Natyrisht se e kemi pasur pajtueshmërinë sa i përket programit qeverisës dhe çështjeve të cilat janë harmonizuar ndërmjet grupeve tona punuese”.

“Dallimet tona do t’i tregojmë kur t’i përafrojmë ato, derisa ne po bisedojmë, ato mbesin çështje tona të cilat ne duhet t’i përafrojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat