Miftaraj: VV dhe LDK duhet të ri-konsiderojnë vendimin për vetëm 12 ministri - ky është propozimi i tij

Aktuale

Miftaraj: VV dhe LDK duhet të ri-konsiderojnë vendimin për vetëm 12 ministri - ky është propozimi i tij

Nga: N.H Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 18:53
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit duhet të ri-konsiderojnë vendimin për vetëm 12 ministri.

Ai është i mendimit se qeveria e ardhshme mund t’i ketë edhe 18 ministri, edhe me çmimin që ligji e përcakton që lista serbe të ketë dy ministri.

Ja shkrimi i tij:

VV dhe LDK duhet të ri-konsiderojnë vendimin për vetëm 12 ministri.

Publiku i mirë kupton nëse qeveria e ardhshme mund ti ketë edhe 18 ministri, edhe me çmimin që ligji e përcakton që lista serbe të ketë dy ministri!

Në këtë fazë me shumë ka rëndësi, planprogrami dhe vullneti politik që në vitin e parë të miratohet ligji për qeverinë dhe përcaktimi se cilat janë kompetencat e qeverisë gjatë mandatit të rregulltë, qeverisë në dorëheqje dhe qeverisë në mbyllje të mandatit në gjashtë muajtë e fundit.

Për çështje praktike qeverisë së re duhet kërkuar që zvoglimi i Ministrive të kufizohet në 18.

Këshillë shumë miqësore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat