Reagon Murati: Marrëveshjet në Viber, nën skuta të errëta e kanë sjellë shtetin në këtë gjendje

Aktuale

Reagon Murati: Marrëveshjet në Viber, nën skuta të errëta e kanë sjellë shtetin në këtë gjendje

Nga: G.B Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 18:58
Artan Murati

Artan Murati nga shoqëria civile, ka thënë se PAN-i po shkrihet që nuk u lidh koalicioni LVV-LDK sot, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se në shumë shtete me top demokraci, marrëveshjet e koalicionit marrin shumë kohë.

Ai ka thënë se ato që u arritën me mesazhe në Viber, nëpër skuta të errëta e nën tym cigareje e alkool, e kanë pru shtetin në këtë gjendje.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Koka tu u shkri ish-PAN qe su lidh sot koalicioni. Ne Gjermani kane vonu 6 muaj. Ne shume shtete me top-demokraci marreveshjet e koalicionit marrin kohe. Keto qe u paten arrite me mesazhe ne Viber e neper skuta te erreta nen tym cigareje e alkohol na e kane pru shtetin ne kete gjendje. Keshtuqe saber. Per pushtet po luftohet, vec edhe per program po. Krejt me rend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat